Marredheniet diplomatike Kosove-Maqedoni pas mbarimit te demarkacionit
Albeu.com
Republika e Maqedonisë do të vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën në momentin kur do të shënohet edhe milimetri i fundit i vijës kufitare, kështu njoftuan sot në një takim me gazetarët përfaqësues të kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov.
Ndërsa sa i përket raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian, nga Kabineti i Presidentit presin që ai të jetë pozitiv. Këtë pritje ata e bazojnë nga kontaktet e shumta me diplomatë të lartë të Bashkimit Evropian. Në takimin me gazetarët kabineti i presidentit shpalosi edhe agjendën për tre mujorin e ardhshëm, ku gjithashtu prioritet mbetet integrimi vendit në BE dhe NATO dhe zgjidhja e çështjes së emrit, gjë për të cilën nga kabineti i presidentit shprehen se pala maqedonase po i bën të gjitha përpjekjet e nevojshme për të arritur deri te një zgjidhje eventuale derisa sipas tyre pala greke nuk ka shumë vullnet për të arritur deri tek një kompromis i mundshëm. Ndryshe nga kabineti presidencial, 100 ditët e para të mandatit të presidentit Gjorge Ivanov i vlerësojnë të suksesshme dhe njëherit paralajmëron një agjend të ngjeshur në 100 ditët e ardhshme. Sa i përket tre mujorshit të parë të mandatit, kabineti ka përmbledhur të gjitha aktivitetet dhe i ka publikuar në një broshurë, e cila përmes shtypit ditor gjatë vikendit do tu shpërndahet edhe opinionit. (alsat-m)
Shtuar më 22/08/2009, ora 00:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori