Marrëdhënia Shqipëri-Greqi, Athina sjell lajmin e mirë
Ditën e sotme është marrë një vendim nga Greqia për heqjen e pullës apositle, e cila është e vlefshme për legalizimin e dokumenteve.

Nëse deri dje do duhej që të legalizoje dokumentet në Ambasadën Greke, me këtë vendim të gjithë emigrantët do të kenë një lehtësi.

Ky vendim është përshëndetur na Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Njoftim i ministrisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet vendimin e Greqisë për tërheqjen e rezervës për Vulën Apostile ndaj Shqipërisë me efekt të menjëhershëm.

Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro.

Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohë të gjatë.

Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për Vulën Apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2018, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori