Marrëdhënia e Braçes me Ramën në krizë, shikoni çfarë bëri deputeti socialist
Pëlqej
Marrëdhëniet mes kryeministrit, Edi Rama dhe deputetit socialist, Erjon Braçe duket se kanë pësuar një krisje të madhe.

Kjo u pa jo vetëm me faktin se ai shkoi të shtunën pasdite në Parlament vetëm për votimin e Gramoz Ruçit por dhe për faktin se ai bojkotoi fjalën e kryeministrit, Edi Rama gjatë prezantimit të programit të qeverisë.

Së fundmi Braçe ka tërhequr sërish vëmendjen duke braktisur seancën plenare gjatë debatit maratonë të zhvilluar për programin e ri të kabinetit “Rama 2”, raporton “Balkanweb”.

Mungesa e tij ra qartësisht në sy për faktin se Braçe edhe si kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë njihet si një ndër ekspertët më të mirë të fushës në rradhët e mazhorancës, ndaj dhe me të drejtë është cilësuar si “debatuesi i madh ekonomik i PS”.

Por pavarësisht kësaj, ai refuzoi të bëhej pjesë e debatit duke preferuar të shkonte në seancë vetëm për të votuar programin.
Shumë pikëpyetje ngre ky bojkot i Braçes ndaj qeverisë “Rama 2”.

Bëhet fjalë për një qejfmbetje për faktin se ndryshe nga sa u përfol ai nuk u bë ministër në kabinetin e ri? Apo se programi i qeverisë ka qenë aq i dobët, sa Braçe nuk pati kurajon ta mbronte para Kuvendit?

Pikëpyetje në fakt për të cilat vetëm Erjon Braçe mund të përgjigjet me garanci të plotë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori