Marrëveshja e Ohrit, Strasburgu kritikon Shkupin
Albeu.com
Maqedonia duhet të mësojë nga praktikat më të mira të Bashkimit Evropian sa i takon përdorimit të gjuhëve dhe të përmirësojë përdorimin e gjuhës shqipe në arsim dhe në Qeveri, thuhet në një porosi të Parlamentit Evropian (PE), që pritet të shpallet në korrik.Siç bën të ditur korrespondenti i agjencisë së lajmeve MIA nga Brukseli, në faqen e internetit të PE-së është publikuar në fillim të kësaj jave, një shkrim ku përmblidhen pjesë nga raporti i eurodeputetit dhe raportuesit për Maqedoninë, Erik Mejer, i cili kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE “në një të ardhme sa më të afërt, sa të plotësohen kushtet e domosdoshme”. Ndër këto kushte, raporti thekson se “Maqedonia duhet ta pranojë vlerën e barabartë të gjuhëve të qytetarëve të vet”. PE-ja rekomandon që Maqedonia t’u kushtojë vëmendje të veçantë arsimit dhe administratës publike, “që pakicat të mund të jetojnë në barazi dhe harmoni” dhe u bën thirrje dy grupeve më të mëdha gjuhësore, “të bëjnë përpjekje për të jetuar në barazi dhe paqe”. PE-ja thekson gjithashtu deklaratën e eurodeputetes Doris Pak, ku vlerësohet se ligji aktual për pakicat në Maqedoni “është shembullor”. Raporti pritet të miratohet në mbledhjen plenare të Parlamentit Evropian, në korrik. Raporti thekson se “Maqedonia duhet ta pranojë vlerën e barabartë të gjuhëve të qytetarëve të saj”.
Shtuar më 15/06/2007, ora 09:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori