Marku: Duhet dënuar Rama se mbrojti kriminelin (VIDEO)
Pedagogu i Gazetarisë Mark Marku u shpreh se lidhur me rastin e Elvis Roshit duhet dënuar Rama pasi ka mbrojtur një kriminel.

Marku u shpreh se opozita e kishte kthyer në kalë beteje ligjin e dekriminalizimit madje duke e përmendur Roshin disa herë për të shkuarën e tij kriminale.

Për Mark Markun, në një vend normal duhej dënuar Kryeministri që mbron kriminelin edhe përkundër fakteve.

“Po të shikosh, këta janë njerëz që përputhen me një zonë caktuar, ku kemi një tip të kriminalizuar që thyen një lloj hegjemonie të caktuar. Ky rast jo vetëm që se ka mbrojtur, por në një shtet normal duhet të ishte dënuar Rama se bën alibinë e një krimi. Nuk mund të thuash se ky person nuk ka bërë krim. Kryeministri mund të thotë për aq sa dimë ne, për aq informacione sa kemi ne nuk na rezulton që është inkriminuar. Por ndërsa opozita ka bërë kalë beteje dekriminalizimin, Rama ka bërë kalin e betejës që ne nuk kemi", tha ai. /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori