Ish-deputeti i Partisë Socialiste rikthen kritikat ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi
Rama. Nisur nga aksidentet e shumta të ndohura dje, ish-deputeti i PS-së, njëherësh edhe ish-anëtar i Lëvizjes së Mendimit Ndryshe gjatë vitit 2010 së bashku me Islamin dhe Blushi, kritikon Minisgtrinë e Tranporteve duke i këkruar që të
heqin dorë nga
seminaret.
Ish deputeti i PS-së nuk harron të shprehë rezerva as për punë e Policisë së Shtetit të drejtuar nga
ministry i Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Njerëz të papërgjegjshëm i jejojne vetes te drejtojnë automjetet në gjendje të dehur, me shpejtësi tej normave të lejuara dhe, në jo pak raste, pa leje drejtimi. Rrugë jashtë standarteve, pa mure mbrojtëse, pa ndriçim, pa vizime. Policia po lëviz, ndonëse jo mjaftueshëm, por nuk varet vetëm prej masave dhe gjobave që ajo imponon. Ministria e Transporteve, bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve duhet të veprojnë urgjentisht dhe të
heqin dorë nga
seminaret dhe konferencat mbi sigurinë rrugore”, thekson ish-deputeti
Marko Bello.
Ky i fundit ende nuk ka marrë një emërim në një post të rëndësishëm. Aktualisht, qeveria
Rama ka stabilizuar në disa pozicione të rëndësishme si në përfaqësitë diplomatike apo në poste zv/ministri një pjesë të ish-deputetëve të legjislaturës së kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2014,
ora 16:38