Markert: Rekomandojmë për të ardhmen, nuk vlerësojmë të kaluarën
(UPDATE)Sekretari i KomisionitVenecias Thomas Markert gjatë konferencës së përbashkët me kryediplomatin Edmond Haxhinasto konfirmoi se delegacioni i përbashkët KomisionitVenecias dhe ODIHR-it kanë mbërritur në Tiranë për të dhënë një opinion lidhur me përmirësimet që duhet t'i bëhen legjislacionit elektoral në Shqipëri.

Detyra jonë tha Markert është që të bëjmë rekomandimet për të ardhmen dhe jo vlerësime për të kaluarën.

Duke iu referuar faktit se opinioni i Venecias ka karakter formal, Markert tha se ai do të adoptohet në takimin e ardhshëm të këtij Komisioni më 16-17 dhjetor, ku sikundër lajmëroi do të ftohen për të marrë pjesë në këtë sesion edhe përfaqësues të Shqipërisë.

"Është e rëndësishme për të pasur këtë dialog tani para adoptimit të këtij opinioni dhe pastaj për të vazhduar më tej", theksoi Markert.

Gjatë konferencës për shtyp, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto siguroi kryesuesin e delegacionit Markert se autoritetet shqiptare kanë qenë të hapura ndaj kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, Thorbjorn Jagland, për një opinion të KomisionitVenecias.

Sipas Haxhinastos Qeveria e Shqipërisë konsideron si parësore kryerjen e një reforme zgjedhore, e cila duhet të reflektojë cilësi në proces dhe në substancë.

Ai theksoi se procesi duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe brenda afateve të duhura kohore si dhe të adresojë në substancën e tij rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Kryediplomati Haxhinasto informoi mediat se qëllimi i vizitës ishte hartimi i një opinioni të përbashkët të KomisionitVenecias dhe ODIHR-it, lidhur me përmirësimet që mund t'i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri, bazuar kjo në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Sipas tij, qëllimi i përgatitjes së opinionit nuk do të jetë vlerësimi i praktikave të kaluara, por orientimi drejt arritjes së standardeve më të mira në të ardhmen.

Ministri Haxhinasto e falënderoi Komisionin e Venecias dhe ODIHR-in për asistencën e vazhdueshme që i kanë ofruar vendit tonë që në fillimet e para të tranzicionit demokratik, për kushtetutën, ligje të rëndësishme dhe përsa i përket opinioneve dhe rekomandimeve për çështjet zgjedhore.

Edmond Haxhinasto
“Kemi përfunduar një takim me një ekip të përbashkët të KomisionitVenecias "Demokracia nëpërmjet Ligjit" dhe "ODHIR"-it.

I kam falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë dhe shumë frytdhënës që ka pasur Shqipëria me të dy këto institucione në të kaluarën, bashkëpunim i cili ka sjellë standarde shumë të larta institucionale në vendin tonë, standarde të larta legjislative, të cilat e kanë sjellë Shqipërinë në këtë fazë të avancuar të integrimit të saj në BE.

Në mënyrë specifike kemi folur për të ardhmen, për bashkëpunimin përsa i takon zbatimit të rekomandimeve, raporteve të ODHIR-it për zgjedhjet.
Këto rekomandime do të jenë pika jonë e referencës për reformën zgjedhore në të ardhmen, të cilën e kemi konceptuar si një proces të hapur, një proces që bëhet në kohën e duhur, një proces i cili adreson pikërisht këto argumentime.

Kemi gjetur mirëkuptimin e plotë, mbështetjen e plotë nga përfaqësuesit e KomisionitVenecias dhe të ODHIR-it dhe ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që Shqipëria të jetë modeli i standardeve më të larta për organizimin e zgjedhjeve”.

Thomas Markert
“Unë konfirmoj plotësisht atë që tha ministri. Komisioni i Venecias është këtu, pasi kemi marrë një detyrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës për të parë se çfarë përmirësimesh mund të bëhen në të ardhmen, në lidhje me reformën zgjedhore, në mënyrë që të shmangim krizën politike në të ardhmen.

Detyra jonë është që të bëjmë rekomandimet për të ardhmen dhe jo vlerësime për të kaluarën. Ne kemi shumë takime sot me përfaqësues të institucioneve të larta dhe partive politike gjithashtu. Nuk dëshiroj të jap sot detaje të mëtejshme për këto takime, por nesër pas tyre do të shprehemi.
Por, dëshiroj të them që këtu jemi së bashku me përfaqësues të OSBE-ODHIR-it dhe rekomandimet nga këto organizata do të analizohen në opinionin e përbashkët që do jepet. Opinioni formal i KomisionitVenecias, do të adoptohet në takimin e ardhshëm të këtij Komisioni më 16-17 dhjetor. Do të ftojmë përfaqësues të Shqipërisë në këtë sesion. Është e rëndësishme për të pasur këtë dialog tani para adoptimit të këtij opinioni dhe pastaj për të vazhduar më tej”.

Pyetjes se a do të shprehet Komisioni i Venecias për pyetjet e dërguara nga Partia Socialiste nëpërmjet sekretarit të Këshillit të Europës? Z. Markert iu përgjigj: “Do të kemi takime me përfaqësues të PS, ku ata mund të na thonë çfarë kanë dëshirë të na tregojnë. Nuk e di në mënyrë të saktë se cilat janë këto pyetje. Për më shumë, do kem mundësi të flas pas takimit me partitë politike”.


11:32 - Haxhinasto: Reforma të bëhet mbi rekomandimet e ODIHR-it

Reforma zgjedhore do të kryhet nën bashkëpunimin e ngushtë me ekspertizën e Komisionit Evropian dhe ODIHR. Kjo është deklarate e Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të Komisionit dhe ODIHR në Tiranë, Haxhinasto u shpreh se në të kaluarën, asistenca teknike e ODIHR ka qenë e dobishme.

Në një prononcim për mediat pas takimit Haxhinasto u shpreh: "Ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që Shqipëria do të jetë model i bashkëpunimit në të ardhmen".

Ai u shpreh se pika e referencës për nisjes e punës mes partive politike janë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit.

Delegacioni i KomisionitVenecias do të takohet dhe me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, kreun e PS dhe përfaqësues të partive të tjera politike.
Shtuar më 24/10/2011, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori