Mark Marku "përgëzon" Imamin: Shkatërrove me sukses ushtrinë
Deputeti aktual i Partisë Demokrattike, Mark Marku, në një koment të botuar në gazetën Panorama, ka kritikuar vendimin e Presidentit Bujar Nishani për të dekretuar shkarkimin e tre gjeneralëve me kërkesë të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

Deputeti Marku akuzon Presidentin për shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi sipas tij, presidenti nuk ka bërë të ditur shkeljet e kryera nga gjenrealët e shkarkuar.

Por Marku nuk kritikon vetëm Presidentin. Akuza më e madhe i është drejtuar ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, duke e "përgëzuar" atë për suksesin më të madh të arritur nga ana e tij, shkatërrimin e ushtrisë shqiptare.

“Edhe pse zoti Berisha, tashmë Kryeministër, u tregua bujar, ia fali gabimin dhe e caktoi ministër të po asaj ushtrie që më parë e kishte shkatërruar me sukses, prapë se prapë një kujtim i tillë i pakëndshëm e bën të dyshimtë marrëdhënien e tij me Forcat e Armatosura. Zoti Nishani duhet ta ketë përjetuar rëndë këtë ngjarje, pasi mesa di unë, ai ishte oficer në atë periudhë dhe për këtë shkak ngeli pa punë”, shkruan Marku.

Në fund ai e mbyll me një mesazh për Presidentin: “Dikush duhet t’ia shpjegojë Presidentit se ai është më lart se ministri i Mbrojtjes dhe nuk duhet t’i nënshtrohet urdhrave të tij. Nishani, një vit pas kurorëzimit, duhet ta pranojë më në fund realitetin e pabesueshëm: ai është komandanti”, shkruan Marku. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori