Mark Krasniqi jep dorëheqje nga kreu i PSHDK-së
Albeu.com
Akademik Mark Krasniqi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kreu i PSHDK-së. Ai dorëheqjen ia kishte dorëzuar kryesisë së partisë më 20 maj, por ende zyrtarisht nuk është bërë publike.Mediat citojnë zyrtarë të PSHDK-së të cilët pohojnë se dorëheqja e Mark Krasniqit është dashur të shtyhet deri në kuvendin e ardhshëm të PSHDK-së, megjithëse kryesia e partisë e ka pranuar dorëheqjen e tij.

Ndërkaq vetë Krasniqi i ka deklaruar një gazete se në krye të PSHDK-së është prej 15 vitesh dhe tash u mbush 88 vjet. "Këto janë arsyet e mia që jap dorëheqjen", ka thënë ai. (QIK)
Shtuar më 28/05/2008, ora 22:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori