Mark Frroku sot në seancën plenare
Deputeti, Mark Frroku, do të jetë sot në seancë parlamentare, e cila pikë të parë të rendit të ditës ka shqyrtimin e raportit të Këshillit të Mandateve ku është miratuar kërkesa e Prokurorisë për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetit kristiandemokrat.

Avokati, Saimir Visha, ka bërë publike shkresën e drejtuar Kuvendit nga prokuroria e Përgjithshme, një shkresë që i jep një lejë të veçantë deputetit Mark Frroku që të jetë i pranishëm në seancën parlamentare të ditës së enjte me datë 2 prill.

Shkresa e organit hetimor i është përcjellë edhe Policisë së Tiranës, efektivët e së cilës duhet të kryejnë shoqërimin e deputetit Mark Frroku, sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë, që e la në arrest shtëpie Frrokun për akuzën e dëshmisë së rreme. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori