Mark Frroku me probleme me zemrën, shtrohet në spital
Mark Frroku ka lënë qelit e paraburgimit 302 për tu shtruarspitalin e burgut, bëjnë media nga nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas tyre, deputeti Frroku ka shfaqur probleme kardiake dhe rreth ores 15:00 ai është shoqëruar në spitalin e burgut, në QSUT.

Mësohet se Mark Frroku do të mbahet i shtruar dhe nën kujdesin e mjekeve deri ditën e nesërme, ku pritet t’i nënshtrohet edhe një kontrrolli te EKG-se.

Frroku mbahet ne qelit e paraburgimit qe prej 3 prillit kur gjykata e larte vendosi te ktheje vendimin nga arrest shtepie ne arrest me burg.

Në datën 2 prill Prokuroria firmosi urdhërndalimin për Mark Frrokun për akuzën e vrasjes në 1999 në Belgjikë ndërsa mësohet se ndaj tij janë ngritur dhe 2 vepra të tjera penale.

Njëra prej tyre është edhe fillimi i një procedimi penal pas kallzimit nga ILDKP për pastrim produktesh për deklarimin dhe refuzimin për të deklaruar pasurinë të personave publikë të detyruar ta bëjnë, dhe refuzim për të dëshmuar.
Shtuar më 22/04/2015, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori