Ish-truproja i
Azem Hajdarit dhe njëkohësisht kryetar i Shoqatës “
Azem Hajdari”,
Marjan Gryka ka thënë se Edi
Rama duhet të mbajë premtimin që ka dhënë, se do të çojë në gjyq Sali Berishën për vrasjen e liderit të dhjetorit dhe për vrasjet në bulevard më 21 janar.
Njëherësh ai është shprehur se i dënuari me burgim të përjetshëm për këtë vrasje, Jaho Mulosmani nuk flet të vërteta në deklarimet mediatike, madje nuk tregon as që ka pasur lidhje me SHIK-un.
Gryka ka thënë për "Shqiptarja.com" se të dyja krahët politikë bashkëpunuan që të vrisnin
Azem Hajdarin.
Ai thotë se Ilir Meta e ka në dorë të kërkojë nga Kuvendi inicimin ligjor të zbardhjes së kësaj vrasjeje të shekullit./albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014,
ora 17:49