Shkoi te shtëpia e të dashurit bashkë me vajzën, ai abuzon s*ksualisht me të miturën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas të Kosovës, ku një vajzë rreth moshës 14-vjeçare dyshohet se u abuzua nga i dashuri i nënës së saj.

Nëna dhe personi në fjalë, janë arrestuar nga policia e Kosovës, ndërkohë që grupi hetimor po bën analizimin e provave për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Avokati i burrit Gazmend Halilaj, personit që dyshohet se dhunoi vajzën është shprehur se klienti i tij dhe nëna e vajzës ndodhen të dy në paraburgim.

Ai madje u shpreh se klienti i tij asnjëherë nuk ka qenë i dënuar nga Policia e Kosovës, madje nuk ka pasur as ndonjë kundërvajtje.

“Për klientin tim nuk ka asnjë provë. Për momentin është në paraburgim. Ai s’ka pasur asnjëherë dënime apo kundërvajtje në Polici”, tha Halilaj.

Burime nga Mjekësisa Ligjore në Kosovë, bëjnë me dije se ekzaminimi mjeko-ligjor i vajzës është bërë më 1 tetor dhe i është dërguar Prokurorisë së Shtetit.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Kosovës nëna e 14-vjeçares kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën. Gruaja në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.

Babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe bashkëshorti i gruas, është një person me probleme të shëndetit mendore, por çifti i martuar kanë edhe fëmijë të tjerë.

Vajza e mitur aktualisht gjendet në strehimore, ndërsa po shqyrtohet mundësia që edhe fëmijët e tjerë të gruas të merren nën përkujdesje të shtetit.


Shtuar 7.10.2020 16:01