Marina sapo ia bëri "bam" me këtë ndryshim të papritur: Me flokë të zinj, të shkurtër (FOTO LAJM)

Marina Vjollca njihet si bjondia simpatike e ekranit dhe kohët e e fundit e kemi parë se ka qëndruar larg eksperimenteve me look-un e saj.

Por, krejt papritur Marina ka ndryshuar jo vetëm ngjyrën e flokëve, por edhe modelin.

Ajo ka publikuar pak minuta më parë një foto në Instagram, duke na lënë të gjithëve pa fjalë e duke marrë lumë komentesh.

Si kurrë më parë, moderatorja shihet me flokë të zinj, të shkurtër dhe balluke.

Menjëherë, kanë ardhur edhe reagimet nga bashkëshorti i saj Ghetto Geasy dhe e motra Luana, që kanë mbetur po ashtu të mahnitur, shkruan iconstyle.

“Më e mirë ajo që e kom, por edhe kjo nuk qenka keq”, ka shkruar me humor Getoari, kurse Luana i ka komentuar: ” Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël e të mirë.”

Nuk dihet nëse Marina do ketë për një kohë të gjatë këtë look, apo është një ndryshim për ndonjë set fotografish, por na mbetet për tu parë.

Shtuar më 05/08/2020, ora 21:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori