Marina greke dhe turke përballë në Egje: Rrezik shpërthimi pas kërkimeve në det (FOTO LAJM)
Anija e kërkimit të burimeve natyrore nëndetare "Oruç Reis" ka shkaktaur alarm tek marina
greke.
Mediat e këtij vendi raportojnë se që nga mëngjesi i sotëm, kjo anije është futur në ujërat e konsideruara si pjesë e shelfit kontinental të Greqisë duke bërë kërkime aty.
Siç raporton "Protothema",
anija turke ka shtrirë 8 kilometra kabuj në ujërat
greke që nga mëngjesi i sotëm, por nuk dihet nëse ka humbur orientimin për shkak të motit të keq apo po kryen kërkime për tërmete ose pasuri nëntokësore në këtë zonë.
Anija në fjalë shoqërohet nga dy fregata
turke, të cilat kanë bërë që
Greqia po ashtu të dërgojë dy anije ushtarake
greke në zonë, raporton albeu.com.
Tashmë të katërta anijet luftarake ndodhen përballë njëra-tjetrës, kurse autoritetet
greke janë duke monitoruara se çfarë është duke bërë
anija turke aty.
Greqia dhe Turqia janë në një konflikt të hapur për ishujt në Egje dhe sëfundmi mbi pasuritë nëntokësore në jug të Qipros ku janë zbuluar sasi të mëdha gazi natyror. Turqia thekson se as Qiproja dhe as
Greqia nuk mund t'i shfryrtëzojë këto pasuri pa marrë në konsideratë të drejtat e Qipros
Turke pavarësisht marrëveshjeve të lidhura me kompani ndërkombëtare.
Në lojë kanë hyrë edhe Izraeli me Egjiptin, kurse Turqia ka lidhur marrëveshje me Libinë për hapësirën detare duke nxitur reagimin e fortë të Greqisë. /albeu.com
Shtuar më 31/01/2020,
ora 17:05