Margjeka e tensionuar përmend dosjen e Gjirit të Lalëzit: Drejtori i Kufirit bënte drogën!
Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka treguar një tjetër detaj, i cili sipas saj ka ndikuar në arrestin e saj.

Bëhet fjalë për një dosje që sipas saj zbulon një trafik droge pjesë e të cilit është edhe një drejtor kufiri. Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.

“Vendimi i Gjykatës së Durrësit është bërë se nuk i dhashë mandatin. Aty është një vend me mafia, me kriminalitet. Le të varroset familja ime. Nuk e meritonte mandatin. Ishte mashtrim. U bë me kërkesë të Partisë Socialiste.

U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit bënte drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot. Nuk ju vjen turp. Monstra”, tha Margjeka.

Largimi i saj nga GJKKO drejt shtëpisë u bë me tensione të forta pas kundërshtimit të saj ndaj vendimit të Gjykatës.
Shtuar më 01/10/2020, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori