Maqedonia uli doganat per import te makinave te vjetra
Albeu.com
Qeveria e Maqedonisë mori vendim për uljen a doganave për import të makinave të vjetra dhe i barazoi ato me doganat për import të makinave të reja. Pasi vendimi të kaloj në kuvend, dogana ...... për import të makinave nga BE, dhe për në BE do të jetë 1 %, kurse për makinat e dedikuara për vendet jashtë BE-së do të ulën nga 10 në 5 %. Megjithatë, për momentin ministria e Financave nuk njofton për ndonjë ulje edhe të akcizës për import të makinave të vjetra. Pikërisht nga kjo do të varet nëse do të lirohen makinat e përdorura apo ato do të vazhdojnë të jenë të shtrenjtë.

Ndërkaq, importuesit e makinave të reja kërkuan nga qeveria përveç uljes së akcizave, edhe subvencionim të blerjes së makinave të reja, me çka qytetarët do të dorëzonin makinën e tyre të vjetër dhe si kompensim do të fitonin kupon prej 1000 eurosh, me të cilën do të marrin pjesë në blerjen e makinave të reja.
Shtuar më 02/02/2010, ora 00:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori