Maqedonia ul kamatat
Albeu.com
Për vetëm dy muaj, Banka Popullore e Maqedonisë (BPM) për të tretën herë uli normën referente, sipas të cilës formohen normat e kredive për qytetarët dhe ekonominë.
Si në dy radhët e mëparshme, edhe kësaj radhe ulja do të bëhet për 0.5 për qind. Tash norma në bono thesare është 7.5 për qind.

Hapi i tillë i BPM-së, i cili duhet të kontribuojë për uljen e normave të kredive ka të bëjë me parashikimet më të mira të Bankës qendrore se si është përmbyllur viti 2009.

Vlerësimet më të reja tregojnë se ulja e Prodhimit Bruto Vendor në vend të 1.6 për qind sa pritej, do të jetë rreth 1 për qind.

Gjithashtu relaksimi minimal i politikës monetar ka të bëjë me derdhjen më të madhe revizore, e cila i rriti rezervat devizore, por edhe të zvogëlimit të vrimës në llogarinë rrjedhëse të shtetit. Nga Banka Popullore e Maqedonisë thonë se megjithatë nuk do të thotë se janë shterur rreziqet për politikën monetare.

Edhe pse i reviduar deficiti i projektuar në llogarinë rrjedhëse akoma është i lartë, me çka financimi i tij edhe më tej është faktor kyç i rrezikut. Përderisa derdhjet kapitale nuk realizohen në shumën e parashikuar, barra për financimin e zbrazëtirës në llogarinë rrjedhëse, përsëri do të bjerë mbi rezervat devizore.

Për këtë shkak “BPM do të vazhdojë të bëjë udhëheq politikë të kujdesshme monetare”, thuhet në konstatimet e BPM-së. Ndërkaq, përveç Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Financave, në ankandin e fundit të bonove shtetërore i cili u mbajt këtë javë, uli normën e interesit e cila arrinte 5 për qind, që është parakusht themelor që bankat të fillojnë të kreditojnë ekonominë me kredi të lira.
Shtuar më 06/02/2010, ora 23:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori