Maqedonia ul kamatat
Albeu.com
Banka Popullore e Maqedonisë ka vendosur zvogëlime të reja të normës themelore të interesit për më shumë se 1 për qind. Me këtë obligohen të gjitha bankat që të aplikojnë normat e reja për kredi.
Tani norma themelore e interesit është 6.5 për qind, sa ishte para se të shpërthejë kriza dhe para se bankat të fillojnë t’i risin normat e interesit.

Bankierët janë befasuar nga hapi i këtillë i BPM-së. Një pjesë e tyre thonë se zvogëlimi do të shkojë ngadalë edhe atë për dy arsye: para se gjithash për shkak të rrezikut ende të madh, por edhe për shkak se zvogëlimi do të thotë edhe zvogëlim i normave të interesit të depozitave.

Ndërkaq, sipas BPM-së, ky është zvogëlimi i katërt me radhë i normës së interesit gjatë katër muajve të fundit dhe ka të bëjë me zvogëlimi i deficitit tregtar dhe për shkak të rritjes së dërgimit të parave në shtet nga ana e mërgimtarëve.
Shtuar më 28/03/2010, ora 16:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori