Maqedonia suficit tregtar me Kosoven
Albeu.com
Autoritetet qeveritare në Shkup kanë vlerësuar se Kosova është në listën e 10 vendeve që janë partnerët strategjikë tregtarë me Maqedoninë. “Shkëmbimi tregtar më 2009 midis Kosovës dhe ...... Maqedonisë ka qenë 324 milionë dollarë, andaj ky vend fqinj është në toplistën e dhjetë partnerëve tregtarë. Maqedonia realizon suficit të lartë sidomos me Kosovën”, ka theksuar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike i Maqedonisë, Zoran Stavrevski, me rastin e fillimit të projektit të rikonstruimin e vendkalimit kufitar Bllacë me Kosovën.

Edhe ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi ka theksuar se Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik i Maqedonisë. (ina)
Shtuar më 13/07/2010, ora 13:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori