Maqedonia sot diskuton propozimin e fundit për emrin
Albeu.com
Liderët e katër partive më të mëdha politike sot në mesditë do të takohen për të biseduar për propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic.Në takim do të diskutohet mundësia për tejkalimin e dallimeve me Greqinë rreth përdorimit të emrit kushtetues të Maqedonisë.
Pos krerëve të partive politike do të merr pjesë edhe presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski dhe negociatori Nikolla Dimitrov.
Ndërkaq pasdite në klubin e deputetëve poashtu është paralajmëruar takim i liderëve të të gjitha partive politike parlamentare.

Dimitrov e informoi kreun shtetëror për detajet e negociatave për emrin

Kreu shtetëror mbrëmë në takimi me dyer të mbyllura në Kabinetin e presidentit të Maqedonisë i përcaktoi pozicionet për propzimin e fundit të mediatorit Metju Nimic për tejkalimin e dallimeve me Greqinë rreth përdorimit të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.Negociatori maqedonas për emrin Nikolla Dimitrov i informoi presidentin Branko Cërvenkovski, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shefin e diplomacisë Antonio Milloshoski për detajet nga propozimi që ka parashtruar Nimici në raundin e fundit të bisedimeve maqedonaso-greke të martën në Nju-Jork.Në konsultimet e djeshme të kreut shtetëror fillimisht u shqyrtuan propozimi i ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara. Për qëndrimin përfundimtar u prit kthimi i ambasadorit Dimitrov. Për zgjidhjen e propozuar nga Nimici, kryeministri dje i informoi liderët e partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Metju Nimici në raundin e fundit të bisedimeve maqedonaso-greke që u mbatjën të martën në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork ofroi propozim të ri me përcaktim gjeografik. Sipas informacioneve që publikuan mediat e të dy vendeve, bëhet fjalë për emrin "Republika e Maqedonisë (Shkup)".

Propozimi i ri i Nimicit parashikon që emri i cili do të mund të pranohet, me transkripsion anglez të përdoret për komunikim ndërkombëtar, ndërsa emri kushtetues për përdorim të brendshëm. Vendeve të cilat e kanë njohur Emrin Kushtetues të Republikës së Maqedonisë mund t'u sugjerohet, por jo të detyrohen që të përdorin emërtimin e ri. Mbiemri "maqedonas" pa kufizime do të mund të përdoret nga të dy vendet.Përfaqësuesit qeveritarë grekë në reagimet e para për propozimin vlerësuan se ai është shumë larg qëllimeve të Greqisë. (INA)
Shtuar më 28/03/2008, ora 16:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori