Maqedonia së shpejti me status "kandidate për BE"
Albeu.com
Komisioni Evropian dha sot mendim pozitiv për kandidaturën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Miratimi formal i mendimit të Komisionit mund të bëhet në Samitin e Bashkimit Evropian në dhjetor, me çka Maqedonia do të fitojë status të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Pasi që vendi të bëhet kandidat për anëtarësim, duhet të caktohet data për fillimin e negociatave për të gjitha aspektet për anëtarësim në BE, të përfshira në 32 kapituj të legjislacionit të BE-së. rtk
Shtuar më 10/11/2005, ora 01:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori