Maqedonia pret ftesë për anëtarësim në NATO gjatë vitit 2008
Albeu.com
Maqedonia pret që t'i bëhet thirrje për anëtarësim në NATO gjatë vitit 2008 dhe planifikon që ti plotësoj kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2012, tha sot ministri i jashtëm, Antonio Milloshoski.

Sipas tij, "pritet mesazh i fuqishëm inkurajues" nga samiti i NATO-s, që mbahet muajin e ardhshëm në Rigë të Letonisë.

{nl}

Zoti Milloshoski, që sot u takua me ambasadorët e NATO-s në Bruksel, tha se Maqedonia tashmë ka ndërmarrë shumë prej reformave, që janë kërkuar nga aleanca dhe nga Bashkimi Evropian si parakushte për anëtarësim. rtk

Shtuar më 28/10/2006, ora 17:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori