Videoja e Lefter Allës, Artan Hoxha thirret nga SPAK-u

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka thirrur për të dëshmuar gazetarin investigativ Artan Hoxha, një ditë pas publikimit të video-skandalit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Alla shfaqej në video duke thithur kokainë me hundë teksa ndodhej në një lokal privat. Hoxha, teksa publikoi këto pamje në ekranin e Abc Neës tha se është kërcenuar, por ai ka vendosur të mos terhiqet. Artan Hoxha do të jetë sot në 14:30 para prokurorëve të SPAK-ut.

Siç kemi informuar më herët, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur tashmë hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pas publikimit të videos nga gazetari Artan Hoxha në Abc Neës. Hetimi ka nisur në kuadër të nenit 283 i Kodit Penal për “Prodhim të shitje të lëndëve narkotike”.


Shtuar 23.01.2020 12:46