Maqedonia pranon propozimin nderkombetar per zgjidhjen e konfliktit me Greqine
Albeu.com
Kryeministri maqedonas Vllado Buckovski eshte takuar me kreret e partive politike te Maqedonise per te diskutuar per propozimin me te ri te ndermjetesuesit te Kombeve te Bashkuara Metju Nimic rreth emrit te Maqedonise. "Propozimi i Nimic paraqet nje baze te mire per zgjidhjen e perbashket te konfliktit qe kemi me Republiken e Greqise. Qeveria e Maqedonise ka verejtje per tekstin e ofruar, konkretisht per disa pika ne tekstin e rezolutes, te cilat ne forme udhezimesh do t'i dorezohen negociuesit maqedonas ne Nju Jork, ambasadorit Nikolla Dimitrov". Ne kete perfundim arriten kreret e partive politike pas takimit mes tyre.

Edhe pse autoritetet maqedonase nuk kane njoftuar se cili eshte propozimi per zgjidhjen e kontestit me Greqine , burime diplomatike kane bere te ditur se Nimic ka parashtruar nje formule te trefishte. Ne baze te kesaj formule ne marredheniet me vendet qe e kane njohur kete shtet me emrin kushtetues, do te perdoret emertimi " Republika e Maqedonise", ne raporte me Greqine te perdoret emrtimi "Republika e Maqedonise -Shkupi", nderkohe qe ne institucionet dhe organizmat nderkombetare te quhet si "Republika e Maqedonise", por emri i saj te shkruhet me shkronja latine.

Propozimin e ri per zgjidhjen e konfliktit me emrin e Maqedonise, diplomati Metju Nimic ia dorezoi te premten ne Nju Jork perfaqesuesve te Shkupit dhe Athines zyrtare. Greqia e refuzoi propozimin e ri te Nimicit duke e kthyer ate si te papranueshem. Konflikti midis Greqise dhe Maqedonise lindi ne vitin 1992 per shkak te emrit te kesaj Republike. Si pasoje e kundershtimeve dhe presioneve te Athines, Maqedonia me 8 prill te vitit 1993 u pranua ne Kombet e Bashkuara nen referencen e perkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise.

Athina vazhdon ende ta kundershtoje njohjen e emrit te kesaj republike, pasi pjesa veriore e Greqise mban po ashtu te njejtin emer, Maqedonia. RTK
Shtuar më 11/10/2005, ora 21:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori