Maqedonia pershendet vendimin e GJND-se
Albeu.com
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi se me kujdes të veçantë e përcjell marrjen e vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë lidhur me mendimin e kërkuar këshilldhënës për ligjitimitetin e ...... deklaratës për pavarësinë e Kosovës, duke e vlerësuar si vendim të rëndësishëm të një organi relavant ndërkombëtar, me peshë specifike juridike ndërkombëtare.

MPJ-ja vlerëson se vendimi i Gjykatës e konfirmon kredibilitetin juridik ndërkombëtar të politkikës së Republikës së Maqedonisë lidhur me njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ministria, siç theksohet në kumtesë, beson se mendimi i tillë i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë paraqet bazë të mirë dhe nxitje të fuqishme për përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe për hapjen e kapitullit të ri në ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes shteteve në rajon.
Shtuar më 23/07/2010, ora 16:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori