Maqedonia nuk do te marre liberalizim te vizave ne vitin 2009
Pëlqej
Albeu.com
Përkundër paralajmërimeve se qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza nga mesi i vitit të ardhshëm, për liberalizim të vizave do të duhej pritur deri në vitin 2010.Përkundër paralajmërimeve se qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza nga mesi i vitit të ardhshëm, për liberalizim të vizave do të duhej pritur deri në vitin 2010.
Këtë sot e shkruan e përditshmja "Dnevnik" e Shkupit, duke shtuar se arsyet për këtë janë vonesa e raportit preliminar të Komisionit Evropian (KE) për reformat e realizuara të domosdoshme për regjim pa viza.

Procedura e gjatë për bartjen e një vendi nga lista e zezë në atë të bardhë të Shengenit dhe zgjedhjet evropiane në qershor të vitit 2009, do ta prolongojnë afatin për regjim të lirë të vizave, shkruan gazeta.

Siç shkruan korrespondenti i "Dnevnik"-ut nga Brukseli, liberalizimi i vizave për Ballkanin nuk është temë e popullarizuar në Francë dhe në Gjermani, të cilat druajnë se sipas shembullit ballkanik edhe vende tjera do të mund të kërkonin regjim të lirë të vizave.

"Gjermania pajtohet të fillojë dialog për liberalizim të vizave, por theksojmë se në mënyrë strikte i përmbahemi përmbushjes së kushteve të parashtruara. Pa përparim në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka liberalizim të vizave", shprehet zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme.

Ai shton se për këto arsye nuk mund të japin datë konkrete se prej kur Maqedonia do të gjendej në listan e bardhë të Shengenit.

Ngushëllim mund të jetë ajo që për Brukselin, Maqedonia vlen për "yll reformist", që me siguri do të jetë e para në listën për liberalizim. /Makfaks/
Shtuar më 14/11/2008, ora 18:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori