E kishin futur në bagazh të makinës dy vite me parë, Noel Dishi tregon pse e vrau Vilson Tafçiun

Noel Dishi vrau shokun e tij, Vilson Tafçiut më 20 janar.

Autori i dyshuar i vene ne pranga, Dishi, qe ka dalë para gjykatës ishte marrë peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Dishi ditën e ngjarjes ka qenë në Prokurorinë e Durrësit ku ka dëshmuar për një ngjarje që kishte ndodhur dy vite më parë ky ai ishte marrë peng nga tre persona.

Ai ka theksuar se pas dhënies së dëshmisë në prokurorine e Durresit, është telefonuar nga Vilson Noka Tafçiu dhe e lane të takoheshin në Astir shkruan abcnews.

“Debatuam dhe Vilsoni më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se cfarë bëra”, ka thënë Dishi.


Shtuar 25.01.2020 10:06