Maqedonia, ne nentor do antaresohet ne NATO
Albeu.com
Maqedonia, në nëntor të këtij viti, do të anëtarësohet në NATO, e më pas edhe në BE, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, pas takimit me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.“Është koha që deri në nëntor të arrihet marrëveshje që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, ndërsa në dhjetor datën për negociata me BE-në”, ka thënë Zhbogar. Mediat maqedonase raportojnë se gjatë takimit në Uashington është biseduar edhe për integrimet euroatlantike të vendeve të tjera të rajonit.
Shtuar më 15/07/2010, ora 16:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori