Maqedonia sot duhet të parashtrojë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë memorandumin me dëshmitë me shkrim në kontestin kundër Greqisë.Shteti paditë Greqinë për shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, për shkak të ...... vetos për pranimin e Maqedonisë në NATO vitin e kaluar në prill në Samitin e Bukureshtit.
Memorandumi mes tjerash do t`i përmbajë deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë grekë që mund të shërbejnë si argument në procesin.
Greqia duhet të përgjigjet me argumentet e veta në janar të këtij viti, pas çka procesi vazhdon vitin e ardhshëm. /Makfaks/
Shtuar më 20/07/2009,
ora 17:32