Maqedonia merr kryesimin me Keshillin e Evropes
Albeu.com
Republika e Maqedonisë sot merr kryesimin me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Ministrave. Sic njofton Makfaks, marrja zyrtare e kryesimit do të ndodhë gjatë seancës së 120-të të Komitetit të ministrave, i cili pranoi emërimin „Kryesimi Maqedonas 2010“ dhe logoja siç ...... u propozua në dokumentin zyrtar të dorëzuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë për prioritetet e Kryesimit Maqedonas me komitetin.

Prioritetet e kryesimit maqedonas janë përforcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kujdesit të integrimit me respektimin e dallimeve dhe kyçjen më aktive të të rinjëve në zhvillimin e demokratik të vendeve të EJL-së.

Gjatë kryesimit Maqedonia do të organizojë më shumë ngjarje, ndërsa e para prej tyre është takimi i Komitetit të përhershëm të Asamblesë Parlamentare të KE-së që do të mbahet më 20 dhe 21 maj në Shkup.
Maqedonia e trashëgon nga Zvicëra, ndërsa pas gjashtë muajve do t'ia dorëzojë Turqisë.
Shtuar më 11/05/2010, ora 09:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori