Maqedonia me pasaporta biometrike
Albeu.com
Në Maqedoni ka filluar përdorimi i pasaportave biometrike.Këto pasaporta kanë siguri të lartë dhe janë një nga kushtet për lehtësimin e procesit të vizave.Qytetarët duhet të presin rreth dy javë për të marrë një pasaportë të tillë.Pasaporta biometrike përmban brenda vetes një mikroçip.Kjo është një pajisje e teknologjisë së lartë e cila përmban më shumë të dhëna për identitetin e personit që ka këtë pasaportë se sa ato që janë evidente në një dokument udhëtimi.

Me pasaportën e re mendohet se qytetarët do të kenë më shumë lehtësira për të marrë viza për shkak të rritjes së sigurisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme thanë se pasaportat e reja janë sipas standardeve më të fundit të Bashkimit Evropian.
Një pasaportë e tillë kushton rreth 40 euro, kurse shtetasit nën 27 vjeç do të paguajnë më pak. I gjithë projekti, sipas autoriteteve, kushton mbi 23 milionë euro.

Ky sistem do të vihet shumë shpejt në përdorim edhe për letërnjoftimet dhe patentat e automjeteve.

Sipas zyrtarëve vendas, Maqedonia është vendi i parë jashtë BE-së që ka vënë në përdorim pasaportat biometrike. start
Shtuar më 04/04/2007, ora 10:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori