Maqedonia kundër ndarjes së Kosovës
Albeu.com
Maqedonia edhe zyrtarisht është prononcuar kundër ndarjes së Kosovës dhe ka kërkuar që të respektohen parimet e Grupit të Kontaktit për mosndarje të Kosovës.Presidenti, kryeministri, kryetari i parlamentit dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që ka zgjatur disa orë, kanë konstatuar se situata e sigurisë në Maqedoni është e qëndrueshme dhe për momentin këtij vendi nuk i kërcënohet ndonjë rrezik për destabilizim. Ndarja eventuale e Kosovës, ka deklaruar Presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski paraqet rrezik për Maqedoninë. "Këtë, në mënyrë të veçantë po e theksojmë, kur të kihet parasysh fakti se ndarja e tillë do të bëhej sipas linjave etnike që do të thotë inkurajim i strukturave të shumta radikale të cilat veprojnë në tërë rajonin dhe nuk duhet nënçmuar rreziqet të cilat mund të vijnë nga këto grupe", është shprehur Cërvenkovski. Ndërsa shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshovski ka thënë se udhëheqësit shtetërorë kanë kërkuar një vigjilencë më të madhe të forcave të sigurisë edhe pse Maqedonisë nuk i paraqitet ndonjë rrezik. "Nuk ekzistojnë sinjale serioze të cilat do ta lëkundin stabilitetin. Maqedonia disponon me kapacitetet e saj dhe në bashkëpunim me partnerët e vetë, si Bashkimi Evropian dhe NATO n është në gjendje jo vetëm ta ruajë këtë stabilitet, por ta forcojë edhe më shumë", tha shefi i diplomacisë maqedonase. Maqedonia mbështet çdo zgjidhje të Kosovës e cila nuk do ta rrezikonte tërësinë tokësore dhe sovranitetin e vendit. Ajo është e interesuar që me zgjidhjen e statusit të Kosovës të zgjidhet edhe problemi i demarkacionit të vijës kufitare me Kosovën. start
Shtuar më 25/08/2007, ora 16:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori