Maqedonia ka arritur sukses të rëndësishëm, tha Oli Rehn pas rekomandimit për anëtarësim n&eu
Albeu.com
Komisioni Evropian rekomandon statusin e vendit kandidat për Maqedoninë. Komisioneri i BE-së Oli Rehn nuk përcaktoi ndonjë datë se kur do të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë."Megjithatë, duhet të theksohet se konsiderojmë se negociatat për anëtarësim duhet të jenë të hapura deri atëherë kur vendi do të realizojë plotësim të kënaqshëm të kritereve për anëtarësim. Nuk ka datë konkrete. Brukseli rregullisht do ta shqyrtojë përparimin në plotësimin e kritereve", është shprehur Ren, i cili theksoi se
raporti është një vlerësim objektiv dhe i drejtë për përparimin ekonomik dhe politik të Maqedonisë, tha ai. Komisioneri
për zgjerim tha se Maqedonia ka arritur sukses të rëndësishëm, që në masë të madhe ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes kornizë, e cila ka përforcuar stabilitetin politik dhe ka kontribuar për marrëdhënie të qeta ndëretnike. qik
Shtuar më 10/11/2005, ora 15:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori