Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Dukat, ku viktima është Novrus Niharaj, 60 vjeç.

Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë.

Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave


Shtuar 4.03.2020 18:15