Maqedonia i rekomandon KS të OKB ta miratojë rezolutën e re për statusin e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Maqedonia konsideron se përcaktimi i statusit final të Kosovës është më i mirë se status quoja, tha për Radion Evropa e Lirë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski.Ai tha se Maqedonia rekomandon që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutën për Kosovën, sepse kjo do t'ua lehtësonte punën të gjithëve në rajon.
I pyetur nëse Maqedonia do ta njihte pavarësinë e Kosovës pa rezolutë të Kombeve të Bashkuara, por nëse këtë e bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe një pjesë e BE-së, ai tha se "Nëse Këshilli i Sigurimit nuk miraton rezolutë, ndërsa një, dy, apo më shumë vende me ndikim, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian i qasen pozitivisht statusit të ri të pritur të Kosovës, kjo do t'i mundësojë Maqedonisë që dhe ajo seriozisht ta shqyrtojë një veprim të tillë". rfe
Shtuar më 02/05/2007, ora 09:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori