Maqedonia i frikesohet ndarjes se Kosoves
Albeu.com
Maqedonia do ta pësojë më shumë nga ndarja eventuale e Kosovës. Paralajmërimet për shkëmbimin e territoreve në regjion mund lehtë ta dëmtojnë qetësinë edhe ashtu të brishtë dhe t’i zgjojë shpirtrat nga e kaluara ...... ku grupet radikale e kishin fjalën kryesore, komentojnë ekspertët informacionet të cilat vijnë nga Beogradi se Serbia ka për qëllim t’i ofrojë Kosovës ndërrimin e territoreve.
Sipas tyre, Maqedonia do të ishte humbësi më i madh nga për ndryshimin e kufijve në situatë kur ruajtja e karakterit multietnik i shtetit është faktori kryesor i bllokut mes partive maqedonase dhe shqiptare. Gjithsesi ekspertët përmendin se ka shumë pak gjasa se faktori ndërkombëtar do të lejon ndryshim të kufijve dhe se pas hyrjes të shteteve ballkanike në Unionin Evropian kësi lloj skenari do të jenë të deplasuar.
Analisti ushtarak Blagoja Markovski thotë se historia me kufijtë në Ballkan është e kryer dhe se Serbia nuk mund të pajtohet me atë se ka humbur Kosovën dhe prandaj tash dalin me kësi propozime jo reale.
“Rrezik më serioz për Maqedoninë nuk pres. Nga mençuria e pushtetit do të varet nëse incidentet e izoluara e të përkohshme janë rrezik i mundshëm për shtetin”, thotë Markovski.
Burimet diplomatike në Serbi javën e kaluar shpallën se Beogradi zyrtar do të ofrojë shkëmbim të territorit të Serbisë Jugore, në pjesën e Luginës së Preshevës, në shkëmbim për pjesën veriore të Kosovës.
Ministri serb i punëve të jashtme, Vuk Jermeniq, deklaroi se pozita serbe ne lidhje me Kosovën fiton numër të madh të ithtarëve dhe është e mundshme se do të ketë zgjedhje për negociata të reja rreth statusit.
Vendimi përfundimtar i GJND-së për Kosovën pritet të jetë i shpallur me 22 korrik dhe autoritete në Serbi shpresojnë se gjykata do të vendosë në përfitim të tyre. Optimizmin e bazojnë në faktin se fuqitë botërore kanë qëndrim të ndryshëm në lidhje me Kosovën dhe se ajo nuk është anëtare në asnjë organizatë relevante.
Analisti politik, Albert Musliu, gjithashtu mendon se ndarja e territoreve nuk është punë aq e thjeshtë dhe se ka shumë pak gjasa një gjë e tillë të ndodh.
“Ajo do të kishe komplikime më serioze sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Në lidhje me Kosovën, numër i madh i shteteve të cilat nuk e kanë pranuar presin ta shohin vendimin e Gjykatës ndërkombëtare para se të vendosin në një hap të tillë”, thotë Musliu.
Janko Boçev nga Lëvizja Popullore për Maqedoninë vlerëson se Maqedonia nuk është e kërcënuar nga turbulencat e reja rreth ndarjes së Kosovës.
“Maqedoni duhet ta ndjek interesin e saj dhe me përgjegjësi t’i ndjek zhvillimet e ardhshme pasi që pas saj qëndron politika e vërtet e SHBA-së si forcë me e fuqishme botërore”, vlerëson Baçev.
Shtuar më 12/07/2010, ora 18:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori