Maqedonia frike nga recesioni
Albeu.com
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski nuk pret që ekonomia e Maqedonisë përsëri të hyjë në recesion. "Do të bëjmë çmos të ndihmojmë që ekonomia këtë vit të jetë një ndër më të mirat në rajon.Në Evropë ka krizë të vazhdueshme për dallim nga SHBA-ja ku kishte rënie të fuqishme. Amerika u rikuperua, Azia nuk e hetoi ndikimin e krizës në masë të tillë. Evropa është kontinenti, i cili kaloi më vështirë, posaçërisht pasi ekonomitë më të fuqishme kanë ndjerë krizë të vazhdueshme, e cila ndikoi edhe në rajonin tonë", theksoi Gruevski.

Me kthimin e djeshëm të 486 milionë denarë nga bonot shtetërore pa pasur emision të ri, vlerësoi kryeministri, porosia është e qartë.

"Qeveria e zvogëlon borxhin e brendshëm që të le hapësirë më të madhe që bankat t'i japin ato mjete në ekonomi, te kompanitë, të cilat megjithatë, do t'i përdornin për investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës", tha Gruevski.

Ai potencoi se kjo Qeveri e para e vendosi projektin për subvencione të varfërisë energjetike, që në mënyrë të konsiderueshme do t'i ndihmojë qytetarët e rrezikuar socialë. Kryeministri Nikolla Gruevski i hodhi poshtë akuzat e opozitës se Qeveria e ka huazuar shumë shtetin. Përkundrazi, thotë, ka ulje drastike të borxhit shtetëror dhe publik. Nga cili do aspekt që të shikohet, tha Gruevski, kjo Qeveri të paktën për një të tretën e ka zvogëluar borxhin e Maqedonisë dhe e vendosi vendin në grupin e vendeve me borxh të vogël. Më parë ishte në grupin e me borxh të mesëm. (ina)
Shtuar më 24/07/2010, ora 10:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori