Maqedonia fillon sot negociatat me BE-në për liberalizmin e regjimit të vizave
Albeu.com
Komisioni Evropian dhe Maqedonia pritet te fillojne sot bisedimet për lehtësimin e regjimit të vizave. Fillimi i bisedimeve mes Shkupit dhe Brukselit vjen ne nje kohe kur BE-ja vendos te rrise cmimet e vizave Shengen per shtetet e Ballkanit Perendimor nga 35 euro ne 60 euro.Sipas paralajmërimeve, ekspertët evropianë në raundin e parë të bisedimeve qe do te fillojne sot ne Shkup do te parashtrojnë si ceshtje kryesore riatdhesim e emigrantëve ilegalë. Ne pritje te ketyre bisedimeve, zedhenesja e eurokomisarit per Zgjerim, Kristina Nagj theksoi mbreme se është "shumë me rëndësi që lehtësimi i regjimit të vizave të bëhet në mënyrë të sigurtë".

Nderkaq pala maqedonase do te kerkoje në takimet me ekspertët evropianë, liberalizim konkret të regjimit të vizave përmes zvogëlimit të numrit të dokumenteve të nevojshme për nxjerrjen e vizës, viza falas për qëndrim deri në tre muaj, mundësi për nxjerrjen e multivizave në vlerë deri në pesë vjete, përjashtime në kërkesën për dokumentin për sigurim, thjeshtësimin e procedurës për të gjitha vizat, ndërsa si përfundim edhe marrjen e vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Në qender te bisedimeve për lehtësimin e regjimit të vizave për Maqedoninë,  do të jenë edhe pasaportat e reja sipas standardeve evropiane, të cilat vendi duhet t'i vendosë së shpejti, si dhe kompjuterizimi i vendkalimeve kufitare. "Sa më shumë vende te kujdesen për sigurin e kufijve dhe për sigurinë e dokumenteve, aq më shumë shanse kanë të arrijnë përparim në këtë rrugë. Arsyeja për t'i filluar negociatat me vendin tuaj është shkalla e gatishmërisë, që sigurisht do pasohet edhe nga hapa tjera", deklaroi zëdhënësja e komisarit për Zgjerimin e BE-së, Oli Ren.

Ekspertet vendore dhe ata europiane mendojne se liberalizimi i regjimit te vizave për Maqedoninë do të fillojë nga mesi i vitit 2007. kete lehtesim sipas tyre duhet ta ndjejne se pari studentët, intelektualët dhe biznesmenët.
Maqedonia deri tani ka ratifikuar marrëveshje për riatdhesim me shtatë vende anëtare të BE-së, nderkohe qe para fillimit te sezonit te veres ajo pritet te ratifikoje te njejten marreveshje edhe me gjashtë vende tjera, me kater prej te cilave negociatat kane filluar dhe jane ne fazen e pare. MF/BW
Shtuar më 28/03/2006, ora 12:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori