Maqedonia e Veriut: 5 viktima në 24 orë, sa raste të reja u zbuluan nga 1507 testime
Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut janë shënuar një numër i ulët i rasteve me COVID-19, në raport me testet e realizuara.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1507 teste, ku diagnostikuar vetëm 88 raste të reja me COVID-19.

Për dallim nga java që lamë pas ku rreth 10% e të testuarve rezultonin pozitiv, sot kjo përqindje është vetëm 5,8.

Trendi i uljes së rasteve gjatë kësaj jave ka zbritur edhe mesataren e përgjithshme të të infektuarve në 10,4% ose thënë ndryshe nga 108,384 testet e bëra deri më tani pozitivë rezultuan 11,289 persona.

Përderisa 3557 është numri i rasteve aktive në Maqedoninë Veriore, në 24 orët e fundit janë shëruar 113 pacientë, duke çuar në gjithsej 7221 numrin e personave që fituan betejën me COVID-19.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga COVID-19. Dy pacientë nga Shkupi dhe nga një pacient nga Kumanova, Tetova, Gostivari dhe Shtipi. Që nga fillimi i pandemisë 511 persona humbën jetën nga virusi korona.
Shtuar më 05/08/2020, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori