Maqedonia e para i fillon negociatat me BE-në për vizat
Pëlqej
Albeu.com
Maqedonia është vendi i parë nga rajoni që më 30 nëntor të këtij viti në Bruksel do t`i fillojë negociatat për lehtësimin e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Ministria e Punëve të Jashtme lajmëron se ministrat e jashtëm Antonio Milloshoski dhe ministrja e brendshme Gordana Jankullovskat do t`i fillojnë negociatat me përfaqësuesin e BE-së, Franko Fratini, për lehtësimin e regjimit të vizave dhe për riatdhesim.

{nl}

Marrëveshja për lehtësimin e regjimit të vizave ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së do të sigurojë viza në kohëzgjatje prej 90 ditëve, ndërsa nga MPJ-ja presin që ajo të fillojë të zbatohet nga fundi i vitit 2007, deri kur Maqedonia do të duhej t`i përfundojë obligimet e veta nga marrëveshja. Makfaks

Shtuar më 15/11/2006, ora 16:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori