Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Maqedonia e Kroacia, kerkojne pronen nga ish-Jugosllavia
Albeu.com
Para dy viteve është bërë marërveshje formale, e cila është harmonizuar në letër, por se realizimi i saj nuk ka ndodhur. Maqedonia dhe Kroacia do të kërkojnë lëvizje të procesit të suksesionimit të pronës së ish-Jugosllavisë, që ka ngecur tashmë dy vite. Për hapjen e kësaj çështjeje, dje biseduan ministrat e Punëve të jashtme të të dy vendeve, Antonio Milloshoski dhe Gordan Jandrokoviq në margjinat e Forumit strategjik në Bled.
"E hapëm çështjen e për suksesionimin e pronës diplomatike të ish-Jugpsllavisë, që ishte aktuale para dy viteve, por, pas asaj kishte pauzë dhe mosaktivitet të caktuar nga Serbia", deklaroi pas takimit ministri Milloshoski, i cili shtoi se do të dëshironin të shohin jetësim të kësaj nisme, në mënyrë që të punohet në marrjen e asaj që i takon secilës nga vendet.
Ai sqaroi se para dy viteve është bërë marërveshje formale, e cila është harmonizuar në letër, por se realizimi i saj nuk ka ndodhur.
"Shumë objekte ende janë në dorë të Serbisë dhe ende nuk u janë dhënë vendeve të tjera. Mungon zbatimi i asaj marrëveshjeje dhe do ë dëshironim që ta hapim atë çështje, të shohim se çka mjnd të bëhet, sepse as ne nuk kemi dodi nga gjendja e tillë, e as Serbia, e cila edhe krahas asaj që mban shumë objekte në sundim të vet, shumë prej tyre nuk i shfrytëzon", tha ministri Milloshoski.
Serbia, shtoi Milloshoski, po e zgjeron rrethin e veprimit në sfera në të cilat ata e paramendojnë atë suksesionim me ç'rast brenda imponohen edhe disa çështje bilaterale të karakterit pronësor ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, që nuk kanë lidhje me vendet e tjera.
Ai megjithatë shfaqi shpresë se me përpjekje të përbashkëta dhe me konsultime edhe me BeH-në, Slloveninë dhe Malin e Zi do të mund të lëvizet ai proces.
Gjatë takimit është biseduar edhe për konestin që e ka Kroacia me Slloveninë, e që, siç tha ministri Milloshoski, ne tashmë e kemi si përvojë afatgjate në kontestin për emrin me Greqinë.
"Qëndrimi ynë është se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesa për anëtarësim në BE. GJithsesi se ka një dallim kyç ndërmjet kontestit të Kroacisë dhe Slloveninë dhe atij të Greqisë dhe Maqedoninë, e ai është që ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë nuk ekziston ndonjë marrëveshje bilaterale apo marrëvëesgje që i obligon për sjellje të caktuar, përderisa ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ekziston një marrëveshje e tillë që prej vitit 1995, në të cilën Greqia është obliguar se nuk do ta pengojë apo bllokojë anëtarësimin tonë në organizatat ndërkombëtare. Për këtë arsye ekziston edhe kontesti para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për shkak të shkeljes së neneve të marrëveshjes", theksoi Milloshoski.
Ai shtoi se ka përpjekje të përbashkëta dhe se së shpejti edhe me miratimin e Marrëveshjes së Lisbonës në BE do të ketë madje së paku rrethana më të mira dhe më të thella për t'u biseduar rreth çështjes për zgjerimin e BE-së.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë realizoi takim bilateral edhe me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Ballash. Hungaria, siç theksoi Milloshoski, ka interes për rajonin e EJL-së dhe mund të japë kontribut të mirë dhe mbështetje në këtë gjysmëvjetor, i cili është mjaft i rëndësishëm, kur presim rekomandim për fillimin e negociatave, e më pas edhe rekomandim politik.
Ministri Milloshoski, së bashku me kryeministrin Nikolla Gruevski u takua edhe me kolegun nga Turqia, Ahmet Davutogllu. Në takim është vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale janë të shkëlqyeshme, por është biseduar edhe për atë se si të rritet bashkëpunimi në planin tregtar dhe ekonomik. Pritet që të mbahet forum biznesi i afaristëve nga Maqedonia dhe nga Turqia në Stamboll, ndërsa është arritur marrëveshje edhe për vizitën e presidentit Gjorge Ivanov, që do të duhej të realizohet në tetor të këtij viti. /mia/
Shtuar më 31/08/2009, ora 20:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori