Jonida Maliqi për Arilena Arën: Nuk bëj qoka si kolegët, është talent që lind 1 në 1 milion (VIDEO)

Që nga momenti kur u shpall fituese, Jonida Maliqi nuk vonoi të shprehte gjithë suportin e mundshëm ndaj Arilena Arës. Si përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion një vit më parë, Jonida i ka dhënë disa këshilla koleges përpara nisjes së rrugëtimit në skenën e festivalit më të rëndësishëm evropian.

“Më raftë pika se është shumë e vogël, puno fort bëj maksimumin se nuk mund të pretendosh mbështetje të madhe”, ka thënë Jonida në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, duke iu referuar asaj që ia ka transmetuar Arilenës në formë këshille. Këngëtarja ka deklaruar për kolegen se është një talent që lind 1 në 1 milion.

“Arilena duhet marrë në konsideratë që është një vajzë 21-vjeçare me një potencial të jashtëzakonshëm. Për mua një talent i tillë lind 1 në 1 milion. Një vajzë që interpreton vizualisht me një interpretim aspak të ekzagjeruar ashtu siç jemi mësuar në showbiz apo në ditët e sotme që njerëzit ndonjëherë ndikohen nga interpretimi i jashtëm, performanca”, ka shtuar Jonida.

Ajo është shprehur gjithashtu se nuk është mësuar të bëjë “qoka” si shumë nga kolegët e saj, duke theksuar se nga ana tjetër, u jep mbështetje të plotë të gjithë artistëve premtues, që kanë diçka për të dhënë.

“Unë u jap mbështetje të paparë të gjithë artistëve që mendoj se kanë talent, kanë diçka për të dhënë. Nuk bëj qoka zakonisht ashtu siç bëjnë shumë kolegët e mi të cilët çdokush që nxjerrë një material muzikor duhet ta publikoj, madje ndonjëherë kur më kërkojnë ta promovoj nuk e bëj këtë gjë nëse nuk më pëlqen”, ka deklaruar këngëtarja.


Shtuar 25.02.2020 14:26