Maqedonia do të pranojë çdo kompromis mes Prishtinës dhe Beogradit, por që të mos cenohet integr
Albeu.com
Kryeministri maqedanas Vlado Buçkovski thotë se Shkupi do të pranojë çdo kompromis që do të negociohet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me parakusht që të mos cenohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë."Mendoj se kur në tetor të fillojnë bisedimet atëherë miqtë tanë nga Kosova do të bënin mirë të dërgonin një sinjal të qartë se janë të gatshëm të shohin veten sipas modelit të Austrisë në vitet 50-ta të shekullit të kaluar dhe që të deklarojnë qartë që nuk ka asnjë lloj synimi për të realizuar ndonjë bashkim me vendet tjera, ku jetojnë gjithashtu shqiptarë".
Buçkovski gjithashtu kërkoi që sa më shpejt të përfundojë çështja e caktimit të kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Pozita e Kosovës në këto negociata është më e favorshme, prandaj ajo ka rastin që të tregojë shembullin e saj si faktor stabiliteti, tha Buçkovski për "Dojçe velen" pas një takimi në Berlin me kancelarin gjerman Gerhard Shrëder. qik
Shtuar më 09/06/2005, ora 18:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori