Maqedonia do të njohë pavarësinë e Kosovës, pasi ta njohë Shqipëria
Albeu.com
Maqedonia është gati të njohë pavarësinë e Kosovës, vetëm pasi këtë ta bëjë Shqipëria dhe pasi Prishtina dhe Beogradi të kenë firmosur një marrëveshje. Kështu thonë burimet qeveritare në Shkup, cituar nga agjencia e lajmeve Focus. Sipas një kanali televiziv në Shkup, Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, pavarësia e Kosovës do të sjellë paqe dhe stabilitet në Maqedoni dhe në të gjithë rajonin. Ahmeti e bëri këtë deklaratë pikërisht pas takimit me Lëvizjen Popullore për Kosovën në Prishtinë. Kjo deklaratë gjithsesiu nuk përbën opinionin e përbashkët të shoqërisë maqedonase. Media në Shkup informon se partnerët e BDI-së në qeveri, që janë socialdemokratët e Cervenkovskit dhe Buçkovski, nuk kanë bërë ende asnjë koment përsa i përket deklaratës së Ali Ahmetit, por nuk e kundërshtojnë deklarimin që janë gati ta njohin statusin e Kosovës, menjëherë sapo këtë gjë ta bëjë Shqipëria. Qarqet qeveritare besojnë se në 18 muajt e ardhshëm komuniteti ndërkombëtar do të përqendrohet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe në bindjen e Beogradit për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Thuhet që ndoshta 1 janari i vitit 2007 do të ishte data ideale për pavarësinë e Kosovës. Shekulli
Shtuar më 28/09/2005, ora 19:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori