Maqedonia do ta njohë Kosovën në shtator?
Albeu.com
Maqedonia do të njohë pavarësinë e Kosovës në muajin shtator, kanë bërë të ditur për gazetën “Lajm” të Maqedonisë burime të larta nga Qeveria e këtij vendi.Burimet e njëjta, sipas kësaj gazete, nuk kanë mundur të tregojnë se cila është data kur Shkupi zyrtar do të njohë Kosovën, por kanë bërë të ditur se kjo njohje do të bëhet në shtator – kur edhe pritet që një numër i madh i shteteve të reja do ta njohin shtetin e Kosovës.

Para disa ditëve edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Abdylaqim Ademi deklaroi se Maqedonia shumë shpejt do të njohë Republikën e Kosovës. Pavarësia e Kosovës e cila u shpall para 6 muajve deri më tani është njohur nga 45 shtete, kryesisht vende anëtare të Bashkimit Evropian si dhe të NATO-s.

Maqedonia deri më tani ka hezituar të njohë shtetin më të ri të botës nën arsyetimin se do të udhëhiqet nga interesat e saj nacionale dhe shtetërore. Një ndër shkaqet pse është vonuar njohja e Kosovës sipas disa informacioneve ka qenë demarkacioni i kufirit me Kosovën si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni të cilat u mbajtën me 1 qershor. (Lajm)
Shtuar më 13/08/2008, ora 18:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori