Maqedonia dhe Shqipëria arritën marrëveshje: S’ka më viza
Albeu.com
Bisedimet dy ditore në Shkup mes ekspertëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë, u mbyllën me një dokument që garanton heqjen e vizave për qytetaret e dy vendeve.Mbi bazën e këtij teksti për të cilin është rënë dakord, shtetasit e të dy vendeve do të mund të udhëtojnë dhe qëndrojnë lirisht në vendin tjetër, për një periudhë kohore prej 90 ditësh brenda një afati kohor prej 180 ditësh. Marrëveshje është arritur edhe për shtetasit që jetojnë në zonat kufitare.
“Në bazë të tekstit për bashkëpunim, shtetasit e dy vendeve lirshëm do të mund të udhëtojnë dhe të qëndrojnë në vendin e njëri - tjterit në periudhë prej 90 ditëve në kuadër të periudhës 180 ditëshe. Gjithashtu diskutuam dhe arritëm marrëveshje për tekstin e protokolit që do të jetë pjesë integrale e bashkëpunimit që ka të bëjë me lëvizjen me lëtërnjoftim të shtetasve të dy vendeve që jetojnë përreth kufirit, deri në 20 kilometra nga kufijtë e dy vendeve”, tha Igor Ilievski, sekretar i përgjithshëm në MPJ të Maqedonisë.
“Pritet që teksti të firmoset në Tiranë nga ana e dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Shqipërisë gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Gruevski. Pas reagimeve që solli aplikimi i sistemit të ri të vizave për Shqipërinë, çështja tashmë mori zgjidhje përfundimtare, ndërsa të dy vendet e vlerësuan këtë zhvillim në përputhje me synimet e Maqedonisë dhe Shqipërisë për një regjim të lirë vizash me BE-në”, deklaroi pas përmbylljes së negociatave, Ferid Hoxha, sekretar i pergjithshem i MPJ-së së Shqipërisë. (Alsat)
Shtuar më 05/02/2008, ora 23:10
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori