Maqedonia dhe Kanadaja, marreveshje per sigurim social
Albeu.com
Rreth 200.000 mërgimtarë nga Maqedonia në Kanada do të mund t'i realizojnë të drejtat e tyre për sigurim pensional dhe invalidor. Kjo u theksua në Marrëveshjen për sigurim social mes Maqedonisë dhe Kanadasë, që të mërkurën e nënshkruan në Otavë kryeministrat e dy vendeve, Nikolla Gruevski dhe Stiven Harper."Marrëveshja ka rëndësi të madhe për banorët e Maqedonisë, që jetojnë në Kanada, para së gjithash secili banor i Maqedonisë pas marrjes së pensionit, do të mundet nëse dëshiron të shpërngulet në Maqedoni dhe atje ta marrë pensionin kanadez, që deri tani ishte pengesë e madhe për shumë qytetarë të Maqedonisë me pension të Kanadasë", deklaroi kryeministri Gruevski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.
Përfitimi i dytë, siç tha, është nëse dikush ka realizuar stazh disavjeçar të punës në Maqedoni, por, edhe në Kanada, me këtë Marrëveshje, pasi të kalojë ratifikimi i saj në dy parlamentet, grumbullohet stazhet dhe kur të realizohet stazhi i nevojshëm, do të mund të marrin pension.
"Kjo kërkesë shumëvjeçare e mërgimtarëve të Maqedonisë në Kanada, sot e ka përjetuar kulminacionin e saj. Ratifikimi duhet të përfundojë për disa muaj dhe me siguri në gjysmën e parë të vitit 2010 do të kemi marrëveshje, që do të jetë në fuqi", tha Gruevski.
Në takimin me kolegun e tij kanadez, njofton raportuesi i MIA-s, ai ka parashtruar kërkesë që Kanadaja ta shqyrtojë mundësinë edhe për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë, në çka Harper i ka thënë se me seriozitet do ta shqyrtojë kërkesën dhe eventualisht nëse ka ndonjë rezultat, Qeveria e Maqedonisë do të informohet në cilën periudhë do të ndodhte kjo.
Kryeministrat Greuvski dhe Harper, marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Kanadasë i kanë vlerësuar si pozitive, me konstatim të përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm.
Kryeministri Gruevski pasdite, në kaudër të vizitës punuese në Kanada, do të ketë takime edhe me ministrin e Mborjtjes Kombëtare, Piter Gordon MekKej. /mia/
Shtuar më 27/08/2009, ora 18:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori