Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Maqedonia, Bilalli: Moszgjidhja e emrit, dëm për shqiptarët
Albeu.com
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Bilalli thotë se në dy muajt e ardhshëm pritet që shumë gjëra të qartësohen rreth kontestit greko-maqedonas për çështjen e emrit të Maqedonisë.Analisti Mersel Bilalli, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në Qeverinë e ish-kryeministrit Vllado Buçkovski mendon se moszgjidhja e kontestit për emrin me Greqinë mund të shkaktojë tensione brenda Maqedonisë, pasi shqiptarët nuk pajtohen me mbetjen e tyre jashtë proceseve integruese evropiane. Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Bilalli thotë se në dy muajt e ardhshëm pritet që shumë gjëra të qartësohen rreth kontestit greko-maqedonas për çështjen e emrit të Maqedonisë.

"Unë mendoj se këto dy muajt e ardhshëm do të bëhen tentimet e fundit nga ana e SHBA-ve për realizimin e fundit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, megjithatë kjo do të jetë vetëm pjesë e dëshirës së tyre. Unë nuk jam i bindur se pushteti aktual i Maqedonisë ka angazhimin e nevojshëm për zgjidhjen e problemit me Greqinë dhe për pasojë muajt e ardhshëm me siguri se do të ndeshemi me situata pak më të kthjella", tha Billalli.

Ai theksoi se, procesi i refuzimit është tepër i dëmshëm për Maqedoninë."Pra, nëse zgjat procesi i refuzimit, atëherë në Maqedoni do të imponohet një mendim tjetër, i cili mund të jetë kundërshtues në radhë të parë mes dy bashkësive etnike dhe kjo do të hapë një proces tepër të dëmshëm për Maqedoninë", tha Bilalli.
Shtuar më 17/08/2008, ora 19:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori