Maqedoni, Tubimet e fundit të partive
Albeu.com
Në Maqedoni partitë politike sot do të kenë mitingjet e fundit dhe takimet me qytetarët, dhe në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet e 1 qershorit.Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) tubimin e saj qëndrorë do ta ketë sot pasdite në Tetovë në sheshin “Iliria” ora 19:00, ndërsa Bashkimi për Integrim Demokratik mitingun e fundit do ta mbaj në Shkup në sheshin “Skenderbeu” në po të njejtën orë. Partia për Prosperitet Demokratik tubimin e fundit do ta mbaj në sheshin Skenderbeu në Çair në ora 17:00.
Siç është paraljamëruar tubimet do të jenë impozante sepse simpatizantët e dy partive më të mëdha shqiptare prej të gjitha qyteteve dhe fshatrave do të udhëtojnë për Shkup dhe Tetovë për t’i dhënë përkrahjen dhe mbështetjen e fundit kandidatëve të preferuar të tyre. Ndërkaq dy partitë më të mëdha maqedonase tubime e tyre të fundit do t’i mbajën në Strumicë dhe Kumanovë.
Koalicioni “ Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE mitingun përfundimtar do ta mbajë të Strumicë, në ora 19:30. Dhe koalicioni për Europë” Dielli” i kryesuar nga LSDM ka organizuar tubimin qëndrorë në Kumanovë. (INA)
Shtuar më 30/05/2008, ora 15:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori